Gjendet i pajetë në makinë një djalë i ri, dyshimet e policisë
Transmetuar më 15-09-2020, 07:50

PËRDITËSUAR – Një djalë i ri u gjet i pajetë sot në mëngjes pasi ishte qëlluar me armë zjarri nga persona të cilët aktualisht mbeten të panjohur.

Zbulimi i të riut të ndjerë u bë sot rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, raporton noa.al.

Policia konfirmoi se është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, shtetasi Klevis Kapllani, 33 vjeç.

Sipas saj dyshohet se vdekja e të riut ka ardhur nga plagët e marra si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Mësohet se është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Nën drejtim e Prokurorisë po vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do të çonte në  zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /noa.al/