Transmetuar më 20-08-2020, 11:19

Zbulohen detaje të rënda, lidhur me vdekjen e vajzës 17-vjeçares Enisa Doda, në plazhin e Velipojës, një Shkodjër.

Në trupin e adoleshentes janë gjetur shenja të nxirash, ndërsa i dyshuar si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen, është arrestuar shoku i saj me të cilin kishte dalë me motor uji në det.

I arrestuari është 25-vjeçari Indrit Bajraktari banues në fshatin Kullaj, Njësia Administrative Postribë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, në vendin e quajtur Vilu, plazh Velipojë, Bajraktari ka hyrë në det me motor uji të marrë me qira së bashku me Enisa Dodën, 17 vjeçe, banuese në Bathore.

Rreth orës 16:30, 25-vjeçari ka dalë në breg pa motorin e ujit duke lënë të mbytur në ujë adoleshenten, e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj.

Rezulton se i riu e ka lënë motorin e ujit në det dhe është kthyer me not në breg.

Bajraktari është pikasur nga të zotët e mjetit lundrues, të cilët e kanë pyetur se ku ndodhej e reja që ishte me të.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka thënë se vajzën e kishte marrë xhaxhai, por kjo pistë është mohuar nga familjarët.

I riu ka tentuar që të fshihet duke u larguar, por është kapur nga policia.

Por insistimi i hetuesve dhe mospërputhja e deklaratave ka bërë që Bajraktari të deklarojë se Enisa ka rrëshkitur nga motori i ujit, teksa pretendon se nuk mban mend si ndodhi ngjarja.

Ishte një peshkatar ai që pikasi trupin e pajetë të vajzës, duke lajmëruar policinë.

25-vjeçari ndodhet në qeli i akuzuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Është e paqartë përse policia ka vënë si akuzë kryesore ndaj të riut, atë të shkaktimit të vetëvrasjes. /a.y/noa.al

Detajet e reja, si u në zbulimi dhe çfarë tha i riu për mbytjen e shoqes

Vajza 17-vjeçare e cila humbi jetën në plazhin e Velipojës një ditë më parë, u gjet e pajetë, nga një peshkatar, 800 metra nga bregu, në zonën e Vilunit.

Peshkatari njoftoi policinë. Adoleshentja Enisa Doda kishte hipur në një motor uji me Indrit Bajraktarin, një 25 vjeçar nga Shkodra.

Pas më shumë se 30 minutash që djali dhe vajza kishin marrë jet ski, pronarët e mjetit janë futur në det për të parë përse ishin vonuar ta kthenin mbrapsht motorin e ujit.

Kur ishin duke kërkuar për ta, kanë dalluar të riun Indrit Bajraktari duke u larguar, mesa duket, në tentativë për t’iu fshehur asaj që kishte ndodhur dhe u zbulua më pas.

Duke u përballur me njerëzit që i dhanë me qira motorin e ujit, i riu u tha se vajzën e kishte nxjerrë në breg dhe se e kishte marrë xhaxhai i saj.

Pak më vonë u gjet motori i ujit. Kurse orë më vonë, u gjet nga një peshkatar, vajza e mbytur. Policia ka nisur hetimin në vendngjarje dhe një grup i saj lokalizoi vendndodhjen e Bajraktarit. Ai po lëvizte në rrugën Velipojë-Shkodër dhe u ndalua nga policia.

Djaloshi dha një version të ndryshëm mbi fatin e vajzës. Ndërsa pronarëve të mjetit u tha se shoqja doli në breg, pranë grupit hetimor ka deklaruar se vajza ka rrëshkitur nga jet ski dhe se nuk e mban mirë mend se çfarë ka ndodhur.

E ndjera 17 vjeçare ishte me origjinë nga Burreli dhe banuese në Bathore, Tiranë. Ajo kishte ardhur keto dy dite me familjen në plazhin e Velipojës. Djali 25-vjeçar nga Postriba në Shkodër, ishte një shok i saj.

Policia thotë se vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 25-vjeçari ndodhet në qeli i akuzuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Është e paqartë përse policia ka vënë si akuzë kryesore ndaj të riut, atë të shkaktimit të vetëvrasjes. /noa.al/

Adoleshentja u gjet e mbytur në det, arrestohet personi që ishte në motorin e ujit me të/Emri

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd