Transmetuar më 15-08-2020, 20:50

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja në Lezhë, në lagjen “Xhenjo”.

Bëhet e ditur se dy persona me motor qëlluan me armë zjarri në drejtim të një makine.

Ata u larguan nga vendi i ngjarjes, dhe po ashtu edhe personat që ndodheshin në automjet.

Ndërkohë NOA ka mësuar se në Kryebushat është ndaluar një makinë që dyshohet se u përfshi në ngjarje.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. /k.k/noa.al/

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, autorët largohen nga vendngjarja

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd