Transmetuar më 15-08-2020, 20:22

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mbrëmjes.
Mësohet se në rrugën e Shëngjinit, në Lezhë, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga raportimet paraprake bëhet e ditur se kanë qenë dy persona me motor.
Menjëherë pasi shkrepën armën, ata janë larguar në drejtim të paditur. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





