Transmetuar më 13-08-2020, 10:42
Foto ilustruese

I riu i cili i dha fund jetës tragjikisht mëngjesin e sotëm tek “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si spitali Covid-2, ishte drejt shërimit nga koronavirusi.

29-vjeçari Xhino Koça, kishte rreth një javë që ishte shtruar në spital, dhe për pak ditë pritej të dilte prej tij.

Mësohet se i riu po ndiqte një terapi të lehtë me oksigjen, minimumi i përdorur për pacientët e prekur nga Covid-19 dhe gjendja e tij ishte e qëndrueshme.

Kjo është edhe arsyeja se pse përjashtohet mundësia e vetëvrasjes prej infektimit nga koronavirusi dhe gjendjes së rënduar.

Mendohet se i riu ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet probleme të shëndetit mendor, çka ka bërë që të ndërmarrë aktin ekstrem duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit.

Gjithçka ndodhi rreth orës 04.30 të mëngjesit, teksa infermierja i kishte bërë një injeksion dhe kishte shkuar për të marrë një ilaç tjetër, kur nuk e gjeti në krevat, duke dhënë alarmin.

Nga aty punonjësit e spitalit u përballën me skenën e rëndë, ku trupi i pajetë i 29-vjeçarit u gjet poshtë dhomës së tij, në oborrin e spitalit. /a.y/noa.al

E rëndë tek spitali Covid-2, një djalë i infektuar hidhet nga kati i tretë dhe vdes