Dalin detaje të tjera nga vrasja e 57-vjeçarit në Gjirokastër. Mëshoet se autori i krimit udhëtonte në të njëjtën makinë me Gëzim Saraçin.
Pasi e goditi për vdekje me sende të forta, autori ka telefonuar familjarët dhe u ka treguar për atë se ç’kishte bërë.
Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë viktimën në makinë.
Ishin pikërisht familjarët e autorit nga Derviçani i Dropullit ata që shkuan të parët në vendin e ngjarjes dhe gjetën pa jetë 57-vjeçarin Saraçi.
Policia po bën krehjen e zonës në fshatin Dritë në afërsi me kufirin grek për të kapur autorin, i cili thuhet se ka marrë edhe plagë gjatë përplasjes me viktimën. /k.k/noa.al/
Pas një sherri brenda makinës së tij e vret dhe arratiset, policia zbulon vendin ku fshihet autori
Gjendet një person i vdekur në makinën e vet, kishte shenja në trup