Transmetuar më 05-08-2020, 18:59

Kanë qenë duke udhëtuar së bashku, por pas një konflikti të çastit, në rrethana ende të paqarta, e ka qëlluar drejtuesit e kamioçinës me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Poliçan-Suhë.

Gëzim Saraçi, 57-vjeç, u gjet i vdekur brenda mjetit të tij, me të cilën udhëtonte, ndërsa autori e ka braktisur atë pas krimit dhe është arratisur nga vendngjarja.

Pas krimit autori i identifikuar nga policia dhe i shpallur në kërkim dyshohet se mund të jetë fshehur në fshatin Dritë në afërsi me kufirin grek, ose në fshatin Ndëran të Zagorisë. Ai ka folur me familjen  e tij para se të arratisej, ku edhe u ka treguar se kishte vrarë 57-vjeçarin, gjë që ngre ndyshime se ata mund të kenë pasur njohje dhe mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Gëzim Saraçi, ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve në kokë me sende të forta.

Policia ka marrë dëshmitë e të afërmve të autorit të krimit, për të zbuluar shkaqet e krimit, si dhe po punohet për kapjen dhe vënien e tij para përa përgjegjësisë ligjore./NOA.al