Transmetuar më 01-08-2020, 12:59

Dalin detaje lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur mesditën e sotme, në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Mësohet se në aksident, pamjet e të cilit Noa.al i sjell më poshtë, ka humbur jetën 55-vjeçari Agim Neziri si dhe janë plagosur dy të tjerë.

Aksidenti u shënua në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, u përplas me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit gjeti vdekjen Agim Neziri, rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasgjer në mjetin tip “Suzuki”.

Gjithashtu janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /a.y/noa.al

Përplasen dy makina në Elbasan-Peqin, një i vdekur

https://www.facebook.com/noanews/posts/10163675265290198

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd