Transmetuar më 01-08-2020, 12:42

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, me pasojë një të vdekur.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, ku paraprakisht flitet për të lënduar, dyshohet dhe një viktimë.

Siç mund të shihni në pamjet që sjell bashkëpunëtori i Noa.al, njëri nga dy mjetet ka pësuar dëmtime të shumta, duke u shtypur në pjesën e përparme.

Policia tha zyrtarisht se në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë Agim Neziri, rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasgjer në mjetin tip “Suzuki”, si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, për të hetuar mbi gjithë sa ka ndodhur.

Deri më tani policia nuk ka dhënë asnjë informacion mbi ngjarjen. /a.y/noa.al

https://www.facebook.com/noanews/posts/10163675265290198

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd