Mëngjesin e sotëm u bë me dije ndarja nga jeta në moshën 82-vjeçare e nënës së Kryeministrit Edi Rama, Aneta.
Kreu i qeverisë Edi Rama bashkë me të vëllanë Olsin, kanë dërguar një mesazh për miqtë dhe të afërmit, ku për shkak të koronavirusit i njoftojnë se është e pamundur pritja e ngushëllimeve.
Mesazhi i Edi dhe Olsi Ramës
“Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.
Edi dhe Olsi Rama”. /a.y/noa.al
Kryeministri Rama në zi, ndahet nga jeta e ëma Aneta: Ishe drita e shtëpisë