Transmetuar më 01-08-2020, 09:13

Kryeministri Edi Rama është në zi, nëna e tij Aneta është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë, duke ndarë një fotografi të nënës së ndjerë dhe disa fjalë të trishta.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruan Rama.

Ndarja nga jeta e nënës së Kryeministrit vjen një ditë pasi Rama kujtoi të atin në 88-vjetorin e lindjes, me një homazh prekës. /a.y/noa.al

Rama homazh për të atin në ditën e lindjes: Prej jetës sime politike, është hedhur shumë baltë mbi të