Transmetuar më 31-07-2020, 09:38

Policia e Fierit thotë se ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur mesnatën e 29 korrikut në parkimin e një pallati në lagjen “Apollonia”, ku u dogjën dy mjete, duke vënë në pranga një person.

Në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 23:50 të së mërkurës, në parkimin e një pallati në lagjen “Apollonia”, ku u dogjën nga flakët dy mjete, në koordinim edhe me Prokurorinë e Fierit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes.

Si i dyshuar për ngjarjen u vu në pranga D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier.

32-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, dy mjete në pronësi të shtetasit F. F., 28 vjeç, banues në Fier, në parkimin e pallatit.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse, shërbimeve të Policisë, FNSH-së dhe ambulancës bëri të mundur shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve dhe fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

Ndaj të ndaluarit, materialet iu referuan Prokurorisë Fier, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr duke shkaktuar pasoja të rënda materiale”. /a.y/noa.al

Zjarr në qendër të Fierit, evakuohen në mesnatë dhjetëra njerëz