Transmetuar më 30-07-2020, 00:45

Zjarr i nisur në një automjet ka tronditur në mes të natës, banorët e një lagjeje pranë qendrës së qytetit Fier. Zjarri ka përfshirë në seri dhe disa makina të tjera të parkuara pranë banesave dhe pallateve. Policia shkoi atje dhe ka nxjerrë jashtë banesave banorët, raporton noa.al.

Gjithçka ka ndodhur pak para mesnate, rreth orës 23:50, në lagjen "15 Tetori" Fier. Raportohet se në bodrumin e një pallati ku ka të parkuara mjete, në një automjet ka rënë zjarr e për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe disa mjete të tjera.

Një orë pas mesnate, noa.al konfirmoi se janë shuar flakët. Por zjarri i përhapur ka krijuar re tymi të dendura të cilat kanë depërtuar në të gjitha hyrjet e pallatit. Për pasojë banorët kanë dalë të shqetësuar siç shikoni pamjet në galeri.

Në vendngjarje ndodhen punonjës të shërbimit zjarrfikës, të policisë, FNSH dhe ambulanca dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë Fier dhe të FNSH po vijojnë me shpejtësi evakuimin e banorëve nga pallati.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit. /noa.al/