Transmetuar më 30-07-2020, 12:31

Kryeministri Edi Rama deklaron se listat e hapura në zgjedhje, janë thelbësore dhe se është parlamenti ai që vendos.

Në fjalën e tij në parlament, ku pritet votimi i ndryshimeve kushtetuese, Rama drejtoi një mesazh për ndërkombëtarët “nga foltorja e një parlamenti dhe qeverie sovrane".

Ai deklaroi se shtetet kanë marzh të gjerë vlerësimi për përzgjedhjen e sistemeve, gëzojnë këtë marzh, pasi janë vendime politike.

Sipas tij, Komisioni i Venecias dhe OSBE nuk rekomandojnë ndonjë sistem të veçantë, nuk ka standarde ndërkombëtare.

“I takon shtetit shqiptar që të vendosë përmes parlamentit të vet, nuk është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë me ambasadoren amerikane apo të tjerë. Nuk është përgjegjësia e ambasadores amerikane, Uashingtonit, Brukselit apo Berlinit që kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve tonë. Nuk është përgjegjësia e tyre. Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë se do i ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë a do e mbajnë fjalën, sinqerisht nuk më vjen mirë, jo për veten time, por për të gjithë ne, dhe ajo fjali është një arsye për çdo person, qoftë socialist, demokrat, apo ballist, që kur merr përsipër të përfaqësojë popullin e vet në këtë sallë, të mos e bëjë qesharak popullin e vet dhe vendin e vet, shtetin e vet”, deklaroi kreu i qeverisë. /a.y/noa.al

Takimi me krerët e politikës, Kim: Marrëveshja e 5 qershorit, të respektohet siç u dakordësua

Sot në Kuvend – HAPIM LISTAT QË ÇDO QYTETAR TË ZGJEDHË JO VETËM PARTINË, POR EDHE DEPUTETIN QË DO😊 Partia Socialiste do ta zgjerojë aleancën me Popullin edhe përmes hapjes së listave, duke i dhënë mundësinë mbështetësve të saj të vendosin kush e meriton t'i përfaqësojë në Kuvendin e Shqipërisë. Kush ka frikë nga populli nuk e meriton besimin e tij! #ListatëHapura🤝#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 30 juillet 2020