


Vihet në prangat e policisë roja i dyqanit tek Kthesa e Kamzës në Tiranë, ku mëngjesin e djeshëm, e martë, u qëllua me armë zjarri.
Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Perlat Meshi, i punësuar si polic privat në objektin e vënë në shënjestër të të shtënave.
Roja ka parë dy persona me motor që hapën zjarr mbi dyqanin, por nuk ka lajmëruar as eprorët dhe as të zotin e dyqanit.
Lidhur me ngjarjen policia njoftoi ditën e djeshme se rreth orës 08:25 të së martës, është njoftuar salla operative nga shtetasi S.A., pronari i një dyqani elektro-shtëpiake Zanussi, ku pretendon se tek dera e dyqanit, ka gjetur disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer.
Aktualisht vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Lidhur me arrestimin e Perlat Meshit policia tha se: Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Nr,6, pas denoncimit të marrë nga shtetasi S.A., se në biznesin e tij kishte gjetur disa gëzhoja armë zjarri si edhe xhamin e derës të thyer, menjëherë organizuan punën, u ngrit grup hetimor dhe u kryen veprimet e para proceduriale.
Në përfundim të veprimeve të para ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P.M., 46 vjeç.
Ky shtetas në momentin e ngjarjes ka qenë i planizuar në shërbim, i ka vënë re autorët, por nuk ka lajmëruar Policinë e Shtetit si dhe nuk ka raportuar sallën dhe as eprorët e tij.
Gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorëve shtetasit E.B, i kanë gjetur disa fishekë luftarak i cili në përfundim të veprimeve të para u procedua në gjendje të lirë
Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e autoreve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale“Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”./a.y/noa.al
Thyhet xhami i derës së një dyqani në Tiranë, pronari gjen disa gëzhoja në derë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





