Transmetuar më 28-07-2020, 10:49

Thyhen xhamat e një dyqani në Tiranë, i zoti gjen disa gëzhoja në derë.
Rreth orës 08:25, është njoftuar salla operative nga shtetasi S.A., pronari i një dyqani elektro-shtëpiake ku pretendon se tek dera e dyqanit, ka gjetur disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje.
Aktualisht vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





