Transmetuar më 28-07-2020, 12:50

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me arrestimin e komisionerëve për zgjedhjet lokale të vitit 2017, të akuzuar për vjedhje votash, pjesë e dosjes “339”.

Kreu i qeverisë thotë se arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore.

“14 të pandehur të PD-LSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum! Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve”, shkruan Rama.

Kryeministri kërkon që të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe thotë se mësimi për politikën është: Depolitizim. /a.y/noa.al

Vjedhja e zgjedhjeve, kush janë të akuzuarit e fundit të dosjes “339”/Emrat

Dosja “339”, SPAK lëshon 22 urdhra arresti, mes tyre dhe zyrtarë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd