Transmetuar më 28-07-2020, 08:58

Lëshohen një sërë urdhër arrestesh në vijim të hetimeve për dosjen “339”.
Më konkretisht janë lëshuar 22 urdhër arresti, nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK.
Bëhet fjalë për të dyshuar të përfshirë në dosjen e bujshme “339”, lidhur me laboratorin e kokainës të zbuluar në Has, vjedhje votash etj.
Mësohet se mes të arrestuarve janë zyrtarë lokalë, por edhe persona të tjerë.
Ndaj të dyshuarve janë caktuar si masa sigurie “arrest me burg”, “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





