Transmetuar më 24-07-2020, 12:26

Një ditë e ngjeshur për Presidentin Ilir Meta, i cili pasi priti në takim ambasadorët e delegacionit të Bashkimit Europian, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar, ka thirrur në takim kryedemokratin Lulzim Basha.

Kreu i shtetit bën me dije se sapo ka përfunduar një takim me kërkesën tij me kryetarin e Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha.

Ai bën me dije se e siguroi Bashën, se do të dekretojë menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

“E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi. Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes”, shkruan Meta. /a.y/noa.al

Takimi me ambasadorët, Meta: Çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës, e papranueshme

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd