


Presidenti Ilir Meta zbardh takimin e mbajtur ditën e sotme me ambasadorët e delegacionit të Bashkimit Europian, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë.
Kreu i shtetit thotë se i siguroi ambasadorët se do të dekretojë menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.
Meta bën me dije se në takim theksoi rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.
"I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjësojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Presidenti. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





