Transmetuar më 24-07-2020, 11:17
Shtepia ku ndodhi grabitja

Policia e Gjirokastrës thotë se ka zbardhur grabitjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Kodra e shtufit” duke u arrestuar të dyshuarin, për dhunimin e një çifti të moshuarish të cilit iu morën paratë.

Ngjarja u shënua në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në lagjen “Kodra e shtufit”, në banesën e Laze Shehut, 80 vjeç.

Në katin e parë të një pallati, ka hyrë nga dritarja e tualetit një person dhe ka vjedhur 18.700 lekë të reja.

I dyshuari, kur ka hyrë në banesë është pikasur nga të zotët e banesës, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë, por pasi ka marrë lekët pa u shkaktuar dëmtime fizike dy bashkëshortëve, është larguar me shpejtësi.

Nga hetimet intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera u bë ndalimi i shtetasit Vasil Kafarani, 32 vjeç, banues në lagjen “18 Shtatori”.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Grabitet dhe dhunohet një çift bashkëshortësh në Gjirokastër

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd