Transmetuar më 24-07-2020, 10:28
Foto ilustruese

Një çift bashkëshortësh janë grabitur dhe dhunuar në shtëpinë e tyre në Gjirokastër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kodra e Shtufit” në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.

Mësohet se dy persona kanë hyrë nga dritarja e banjës së shtëpisë, e cila ndodhej në katin e parë të një pallati.

Të dyshuarit kanë mbajtur me dhunë Laze Shehun 78 vjeç dhe të shoqen e tij, duke iu kërkuar paratë.

I moshuari ka thënë në polici, se autorët e grabitjes i kanë dhunuar të shoqen duke tentuar që ta mbysnin, deri sa iu ka dhënë një shumë prej 180 mijë lekësh të vjetra, me të cilat do paguanin qiranë e banesës ku jetonin.

Pas kësaj ata kanë goditur me grushta dy të moshuarit duke u larguar, ndërsa të dhunuarit lajmëruan policinë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd