
Një ditë më parë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ftuan mazhorancën që Këshilli Politik të mblidhet pasditen e së enjtes dhe të premtes, për të diskutuar lidhur me ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore.
Pasi një ditë më parë shumica socialiste me praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe opozitën parlamentare mblodhën Këshillin, përfaqësuesi i PS në Këshill, Damian Gjiknuri është shprehur mesditën e sotme pro mbledhjes së sotme.
Përgjigjen e ka dhënë me anë të një emaili, drejtuar kolegëve të opozitës jashtëparlamentare.
Mesazhi i Gjiknurit ka marrë përgjigjen e përfaqësuesit të LSI-së, Petrit Vasili.
Ai thotë se Këshilli Politik nuk ka funksionuar dhe nuk funksionon në mënyrë të njëanshme dhe konsualiteti ka udhëhequr atë që nga fillimi i tij.
“Mbledhjet e njëanshme si ajo e djeshmja janë thjesht një provokim në funksion të axhendës politike të kryeministrit, por që nuk ka qenë dhe as mund të jetë në axhendën e Këshillit Politik. Diskutimi dhe miratimi përfundimtar në mbledhjen e Këshillit Politik i drafteve të diskutuara por jo të miratuara, është detyrim. Dërgimi në Kuvend me logjikën e faktit të kryer të projektligjeve, që janë pjesë e pikës 11 të marrëveshjes së 5 qershorit, është thjesht një provokim që minon konsensusin dhe dialogun”, shprehet Vasili.
Ai thotë se çdo bllokim i njëanshëm i Këshillit Politik është përgjegjësi që bie vetëm mbi Partinë Socialiste.
Sipas tij, vazhdimi i punës normale të Këshillit Politik është një detyrim ndaj qytetarëve për integrimin europian, partnerëve ndërkombëtarë, zgjedhjeve të lira. /a.y/noa.al
Opozita refuzon ftesën e Ramës për të mbledhur sot Këshillin Politik, përgjigjet me dy variante
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





