
Gjykata ka lënë në burg 23-vjeçarin Alket Brata, i akuzuar se abuzoi seksualisht dhe drogoi të dashurën e vet 17-vjeçe.
Madje, për ta këcënuar që të mos tregonte, vendosi tritol në shtëpinë e saj.
Historia është e rëndë, ndërsa babai i vajzës ka denoncuar në polici gjithçka i ka ndodhur.
17-vjeçarja nga Fushë-Kruja është abuzuar seksualisht nga tetë persona, si dhe e kanë droguar, sipas dëshmisë së babait të saj.
Më herët për këtë ngjarje janë lënë në burg edhe tre autorë të tjerë të dyshuar.
Vetë 17-vjeçarja ka thënë para prokurorëve se ishte shfrytëzuar për një periudhë disa mujore nga grupi i të rinjve që sipas saj kishin qëllim ta trafikonin në Greqi. /k.k/noa.al/
Droguan dhe përdhunuan 17-vjeçaren, gjykata lë në burg tre të akuzuarit
Rrëfim shokues i babait: Tetë meshkuj abuzuan brenda një nate me vajzën time të mitur
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





