Transmetuar më 14-07-2020, 17:01

Janë lënë në burg tre nga gjashtë personat e akuzuar se droguan dhe përdhunuan një 17-vjeçare në Fushë-Krujë.

Vendimi u mor sot nga Gjykata e Krujës, e cila la në qeli Edison Çangun, Fatjon Lekën dhe Arbis Shima.

Për 17-vjeçarin Leonard Stafa, u caktua masa arrest shtëpie.

Më herët u arrestua në Sarandë Ameld Merlika, një nga anëtarët e grupit i cili ishte shpallur në kërkim.

Alket Brata, i cili dyshohet se sulmoi me eksploziv banesën e 17-vjeçares pas denoncimit të rastit, mbetet ende në kërkim.

Vetë 17-vjeçarja ka thënë para prokurorëve se ishte shfrytëzuar për një periudhë disa mujore nga grupi i të rinjve që sipas saj kishin qëllim ta trafikonin në Greqi. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd