
Shtohen pacientët me mosha të reja të shtruar në spitalin Infektiv, si pasojë e koronavirusit.
Në raportin ditor, ministria e Shëndetësisë bëri me dije se situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.
Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze.
Mes tyre 5 pacientë janë të intubuar në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të drejtuar.
Ndërkohë në orët e fundit humbën jetën dy pacientë, një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, duke e çuar në 85 numrin e viktimave.
Në 24 orët e fundit u konfirmuan 90 raste të reja dhe konkretisht 36 në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër.
Në vendin tonë aktualisht janë 1318 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 529; Durrës 229; Shkodër 169; Vlorë 120; Lezhë 65; Fier 41; Kukës 40; Elbasan 34; Korçë 32; Berat 24; Dibër 18
dhe Gjirokastër 17. /a.y/noa.al
Shifra shqetësuese infektimesh, në 24 orët e fundit konfirmohen 90 raste të reja
Dy pacientë të tjerë humbin jetën nga koronavirusi, shkon në 85 numri i viktimave
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1581401268684932/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





