Transmetuar më 10-07-2020, 10:35

Koronavirusi merr dhe dy jetë të tjera në 24 orët e fundit, duke e rënduar situatën dhe duke e çuar në 85 numrin e viktimave.

Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ndërkohë nga 420 testime të kryera në orët e fundit, janë konfirmuar 90 raste të reja infektimesh.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër.

Në vendin tonë aktualisht janë 1318 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 529; Durrës 229; Shkodër 169; Vlorë 120; Lezhë 65; Fier 41; Kukës 40; Elbasan 34; Korçë 32; Berat 24; Dibër 18 dhe Gjirokastër 17.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1581401268684932/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd