Transmetuar më 09-07-2020, 13:30

Dy ditë më parë mjeku epidemiolog i Bulqizës, Afrim Sula, u konfirmua pozitiv me koronavirus.

Gjendja e tij shëndetësore ka ardhur duke u përkeqësuar, aq sa ditën e sotme, është dërguar për kurim të specializuar në spitalin Infektiv në Tiranë.

Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, ku po trajtohet intensivisht.

Nga testimet e kryera në 24 orët e fundit, u konfirmuan si të infektuar edhe katër familjarë të tij.

Mes tyre është vëllai i mjekut, i cili punon në minierën e Bulqizës. Kjo ka bërë që të thellohet hetimi epidemiologjik, për të zbuluar se deri ku është shtrirë infeksioni.

Kujtojmë se deri më tani Covid-19, iu ka marrë jetën dy mjekëve në vendin tonë.

I pari që u nda nga jeta ishte mjeku hematolog, Arjan Pushi, 58 vjeç dhe pak ditë pas tij, Hysni Shkjau, 69-vjeç, i cili shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës. /a.y/noa.al

Rëndohet situata tek Infektivi, 17 pacientë rëndë, 6 në intubim

Nuk rreshtin shifrat e larta, 82 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit