Transmetuar më 09-07-2020, 10:48
Foto ilustruese

Ndërsa në 24 orët e fundit nuk janë shënuar viktima si pasojë e koronavirusit, situata paraqitet tejet e rënduar në spitalin Infektiv, ku po trajtohen pacientët e infektuar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se situata në spitalin Infektiv paraqitet serioze.

Kjo pasi është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terapi intensive.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, prej tyre 1q në gjendje të rëndë.

Më konkretisht 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë, për shkak të frymëmarrjes së drejtuar.

Kjo situatë vijon teksa në orët e fundit u raportuan 82 raste të reja infektimesh, 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me Covid-19, dhe 83 viktima të shënuara qysh nga nisja e pandemisë.

Humbjet e jetës janë shënuar në Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1 dhe Berat 1.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 509; Durrës 215; Shkodër 173; Vlorë 116; Lezhë 64; Fier 41; Elbasan 33; Korçë 32; Kukës 32; Berat 24; Gjirokastër 17 dhe Dibër 17. /a.y/noa.al

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Mirela CamiMinistria e Shëndetësisë

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 9 juillet 2020