Transmetuar më 29-06-2020, 18:47

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar mbi aksidentin e rëndë që ndodhi ditën e sotme në afërsi të ish-Doganës.

Sipas burimeve zyrtare, në aksident janë përshirë dy automjete, me drejtues shtetasit N.P., J.P., si dhe një motor, me drejtues M.K dhe pasagjer K.A.

Këta të fundit kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen aktualisht nën kujdes mjekësor, fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Për disa minuta ata kanë qëndruar shtrirë në rrugë, duke shkaktuar edhe trafik.

Ende janë të paqarta shkaqet e aksidentit. /k.k/noa.al/

Aksident i rëndë në “Astir”, makina përplaset me motorin