Transmetuar më 29-06-2020, 16:59

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e “Astirit”, në Tiranë.

Mësohet se janë përplasur një motor dhe një makinë, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Për disa minuta ata kanë qëndruar shtrirë në rrugë, duke shkaktuar edhe trafik.

Ambulanca ka bërë të mundur transportimin për në spital, nga ku bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën.

Janë të paqarta shkaqet e aksidentit. /k.k/noa.al/