Transmetuar më 29-06-2020, 12:52

Personi i gjetur i mbytur në lumin Shkumbin pasditen e së dielës, dyshohet të jetë mbytur.

Është kjo ajo që deklarohet nga policia në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një shtetas të seksit mashkull, rreth 65 vjeç, i cili u gjet i pajetë në bregun e lumit Shkumbin.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i mbytjes në lumë.

Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e medias dhe të qytetarëve për identifikimin e kufomës, pasi trupit të pajetë nuk i është gjetur asnjë dokument identifikimi me vete.

Viktima ishte rreth 65 vjeç, me flokë të thinjur, veshur me një këmishë blu me kuadrate, një fanellë të leshtë dhe pantallona ngjyrë gri, i gjatë rreth 1.75 cm, mbante një orë dore serme, te rripi i pantallonave kishte të varur një çelës shtëpie dhe kishte një shenjë të vjetër operimi në krahun e majtë.

Policia fton cilindo që kë informacion të telefonojnë në numrin 112. /a.y/noa.al

Elbasan/ Një person gjendet i pajetë pranë lumit Shkumbin