Heqja e reciprocitetit nga Kosova, Vuçiç: Vendim i mirë
Transmetuar më 06-06-2020, 12:32

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç reagon pasi qeveria e Kosovës shfuqizoi reciprocitetin me Serbinë.

“Ne mendojmë se Kosova është fëmija i SHBA-së. Nga ana tjetër, është një ide e mirë për të hequr të gjitha pengesat tregtare midis Prishtinës dhe Beogradit. Unë thjesht dua të theksoj se ne nuk jemi në të njëjtin pozicion”, deklaroi Vuçiç gjatë një interviste dhënë sot për televizionin serb, Prva.

Në mbledhjen e parë të qeverisë së drejtuar nga Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, u mor vendim për të hequr masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Kryeministri Hoti njoftoi se, “Kemi marrë një vendim të rëndësishëm sot, duke i hequr pengesat për procesin e dialogut, në përputhje me zotimet që kemi dhënë para partnerëve tanë ndërkombëtar. Tani presim që të njëjtën gjë ta shohim nga pala serbe, që të heqin të gjitha pengesat dhe t’i japin frymë procesin e dialogut”.

Ai bëri me dije se ky vendim është bërë në dakordësi me partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të vijojnë punën dhe me palën serbe

Hoti shprehu gatishmërinë për tu ulur në tryezën e dialogut, ky Kryeministri i vendit në bazë të të drejtave që i jep Kushtetuta, udhëheq dialogun.

Masat e reciprocitetit u vendosën në 1 prill, nga qeveria e drejtuar nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti. /a.y/noa.al

Qeveria Hoti merr vendimin e parë, shfuqizon reciprocitetin me Serbinë: Të nisë dialogu

Loading...