Transmetuar më 06-06-2020, 11:41

Në mbledhjen e parë të qeverisë së drejtuar nga Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, është marrë vendim për të hequr masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Kryeministri Hoti njoftoi se, “Kemi marrë një vendim të rëndësishëm sot, duke i hequr pengesat për procesin e dialogut, në përputhje me zotimet që kemi dhënë para partnerëve tanë ndërkombëtarë. Tani presim që të njëjtën gjë ta shohim nga pala serbe, që të heqin të gjitha pengesat dhe t’i japin frymë procesin e dialogut. Ne ruajmë të gjitha të drejtat tona, si shtet sovran, që të vendosim të gjitha masat e nevojshme, për të ruajtur sovranitetin tonë, në koordinim me partnerët tanë”.

Ai bëri me dije se ky vendim është bërë në dakordësi me partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të vijojnë punën dhe me palën serbe.

Hoti shprehu gatishmërinë për tu ulur në tryezën e dialogut, ky Kryeministri i vendit në bazë të të drejtave që i jep Kushtetuta, udhëheq dialogun.

Masat e reciprocitetit u vendosën në 1 prill, nga qeveria e drejtuar nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti. /a.y/noa.al