Transmetuar më 05-06-2020, 13:11

Presidenti Ilir Meta bëri me dije se ditën e sotme ka zhvilluar një telefonatë me kryedemokratin Lulzim Basha me kërkesën e tij.

Gjithçka teksa po fliste për reformën zgjedhore kur tha se, “Mesazhi im është: Jepuni shqiptarëve atë të drejtë që ju takon, që të kenë besim të zgjedhjet dhe demokracia. Mos i intimidoni më as me arrogancaë, as me hezitime. Të gjithë duhet të kenë besim te vota dhe zgjedhjet e lira”.

Ai tha se qëndrimi i tij për sistemin zgjedhor, është bërë i ditur qysh në vitin 2008, kur u bënë ndryshimet kushtetuese.

Më herët ai kërkoi që opozita të bëjë maksimumin për konsensus dhe të koordinojë sa më ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe të tregojë gjithë vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Mesazhi tjetër mos paraqisni një tjetër listë dëshirash por qëndroni qartë tek ato elementë bazikë për të cilat do keni përkrahje të partnerëve ndërkombëtarë”, deklaroi Presidenti.

Lidhur me votimin e reformës zgjedhore, ai shtoi se “supermazhoranca” i ka votat e duhura për të bërë ndryshime, por sipas tij duhen qëllime të mira.

Megjithatë ai deklaroi se sa më gjithëpërfshirës të jetë produkti aq më pozitiv është për të gjithë.

“Fakti që reforma zgjedhore u shty kaq kohë tregon mungesën e vullnetit për të bërë ndryshime thelbësore. Është e rëndësishme që të shkohet sa më parë të jetë e mundur në zgjedhje të gjithë pranuara për ti dhënë fund krizës institucionalë në vend”, tha ai. /a.y/noa.al

“Zgjedhorja”, Meta: Ka progres, opozita u tërhoq nga qeveria tranzitore. Pres tym të bardhë