Transmetuar më 05-06-2020, 12:51

Presidenti Ilir Meta, informon lidhur me takimin e mbajtur me ambasadoren amerikane Yuri Kim, dhe lidhur me ecurinë për reformën zgjedhore.

Ai tha se nuk ka qenë pjesë e diskutimeve, “por apeloj për konsensus sa më të shpejtë, sepse është detyrim në radhë të parë për qytetarët shqiptarë që të kenë sa më shumë siguri që vota e tyre të jetë e lirë dhe e barabartë dhe është diçka e padiskutueshme për procesin e integrimit europian dhe data 8 është vendimtare, në mënyrë që Komuisioni Europian të shënojë lajm pozitiv”.

Meta tha se duket se ka progres dhe se çështja ka mbetur në disa elementë që sipas tij, nuk duhet ta minojnë procesin.

“Mendoj se mospasja e kushtit të opozitës për qeveri tranzitore e bën konsensusin të mundshëm, ndaj shpresoj për një lajm pozitiv”, deklaroi kreu i shtetit, në konferencën e sotme për mediat, ku informoi me punën e tij një javore.

Lidhur me mos mbajtjen e negociatave në Presidencë, ai deklaroi se për të nuk ka rëndësi vendi "E rëndësishme është të ketë tym të bardhë". /a.y/noa.al