Transmetuar më 02-06-2020, 12:11
Ilir Meta, Tedi Blushi

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, reagon lidhur me letrën e dërguar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, për propozimin e emrit për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Blushi bën me dije se Presidenti i Republikës Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH.

“Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH”, thotë Blushi.

Ai e mbyll qëndrimin e tij duke thënë se Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve.

Në letrën e tij Ruçi shkruante se, “Presim propozimin tuaj për kreun e KLSH. Kemi muaj që presim emrin për kreun e KLSH. Presidenti duhet të respektojë afatet sipas Kushtetutës”. /a.y/noa.al

Kreu i KLSH, Ruçi i shkruan Metës: Kemi muaj që presim propozimin tuaj