Transmetuar më 02-06-2020, 11:35

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i dërgon një letër Presidentit Ilir Meta.

Në letrën e tij, kreu i Kuvendit, i kërkon kreut të Shtetit që të respektojë afatet kushtetuese dhe të propozojë një emër të ri për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Presim propozimin tuaj për kreun e KLSH. Kemi muaj që presim emrin për kreun e KLSH. Presidenti duhet të respektojë afatet sipas Kushtetutës”, thuhet në letrën e Ruçit.

Aktualisht KLSH drejtohet nga ish-deputeti dhe ish-ministri demokrat, Bujar Leskaj. /a.y/noa.al