Transmetuar më 01-06-2020, 14:56

Policia e Tiranës ka reaguar për aksidentin e rëndë te rruga “5 Maji”.

Në njoftim zyrtar thuhet se është përplasur mjeti me drejtues shtetasin E.T., me mjetin me drejtues shtetasin G.D.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi G.D , dhe dy fëmijët e tij të mitur, 10 dhe 5 vjeç.

Për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ka rrezik për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/

Përmbyset makina në mes të rrugës, në automjet edhe fëmijë