Transmetuar më 01-06-2020, 14:47

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet.

Një makinë është përmbysur në rrugën “5 Maji”, në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se në makinë ka pasur edhe disa fëmijë, teksa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ngjarja ka krijuar trafik të rënduar, dhe nga raportimet në terren mësohet se kemi të bëjmë me përplasje të dy automjeteve.