Një ditë para përfundimit të afatit, Këshilli Politik mblidhet në 17.00 për reformën zgjedhore
Transmetuar më 30-05-2020, 12:38
Keshilli Politik, reforme zgjedhore- Foto arkiv

Kur vetëm një ditë ndan nga afati i vendosur nga palët politike për përfundimin e reformës zgjedhore, Këshilli Politik do të mblidhet në tryezë pasditen e sotme.

Mësohet se mbledhja e radhës do të mbahet në orën 17.00 të kësaj të shtune, ku përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari e opozitës parlamentare, demokrati Oerd Bylykbashi dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pertit Vasili do të ulen në tryezën e Këshillit Politik të reformës zgjedhore.

Kjo mbledhje vjen pas asaj të ditës së djeshme dhe pas thirrjeve të ndërkombëtarëve, për të përmbyllur reformën brenda 31 majit, datë e caktuar si afat fundor nga vetë përfaqësuesit e politikës.

Takimi i një dite më parë përfundoi pa gjetur dakordësi, lidhur me identifikimin elektronik të zgjedhësve, të kërkuar nga opozita. /a.y/noa.al

Politika “OK” përdorimit të teknologjisë, PD kërkon Qeveri tranzitore

Loading...