Transmetuar më 29-05-2020, 15:29

Palët politike në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore kanë rënë dakord për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje.

Përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se edhe pse është rënë dakord parimisht, një aplikim i tillë ka probleme të theksuara, dhe nuk duhet të shërbejë si prishës i procesit zgjedhor.

“Ne jemi të vendosur për përfshirjen e teknologjisë, por në atë masë që është e mundur dhe nuk vë në pikëpyetje gjera që nuk janë në dorën e njeriut. Ne kërkojmë që nëse është e pamundur shtrirja e teknologjisë në të gjithë vendin ne të vazhdojmë zgjedhjet”, tha Gjiknuri.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi, teksa tha se ka një dakordësi për teknologjinë, por jo ashu si propozon PD, e konsideroi kusht të panegociueshëm qeverinë tranzitore.

"Qeveria tranzitore është një kërkesë e padiskutueshme e jona. Çështja e KQZ nuk është diskutuar ende dhe do jetë pjesë hapësirave për kompromis nëse do kemi mundësin të garantojmë që kutitë e zgjedhjeve nuk do mbushen.

Ne ja bëmë të qartë mazhorancës, pa dakordësi për pengimin e mbushjes së kutive, pa dakordësi për identifikimin biometrik, nuk mund të arrihet kompromis mbi  çështjen e administratës zgjedhore. Ka hapësirë që maxhoranca të reflektojë”, u shpreh Bylykbashi.

Por ndryshe mendon Rudina Hajdari, e cila thotë se pa ndryshuar sistemin nuk do të kemi një reformë zgjedhore.

"Sistemi do të diskutohet sërish. Do rikthehemi prapë tek ato çështje por dhe për të disktuar sistemin zgjedhor, pasi pa ndryshuar sistemin zgjedhor nuk ka marrëveshje të mirëfilltë dhe as reformë zgjedhore, por vetëm një aleancë të vjetër të zakonshme të personave që e kanë mbajtur peng këtë vend",  u shpre Rudina Hajdari. /k.k/noa.al/