Transmetuar më 29-05-2020, 14:16

Presidenti Ilir Meta u pyet në konferencën e sotme për mediat nëse kambasadorja amerikane është e keqinformuar për drejtësinë.

Pyetja që ju drejtua kreut të shtetit ishte: “Në njërën nga daljet tuaja për shtyp na treguar se ish-ambasadori amerikan Donald Lu ju kishte kërkuar ndjesë se ai ishte i keqinformuar për sa i përket reformës në drejtësi, po ambasadorja Yuri Kim është e keqinformuar?”

Kreu i shtetit tha se ka dalë në konferencë për të folur për gjëra shumë më të rëndësishme dhe se “këto muhabete rilindjeje lërini për ndonjë vend tjetër”.

Ai deklaroi se nuk merret më me këto histori dhe thashetheme.

“Presidenti është në detyrën e tij si kryetar i shtetit, mbron Kushtetutën. Mbi Presidentin është vetëm Kushtetuta, dhe mbi Kushtetutën vetëm populli”, tha Meta.

Sipas tij, edhe të gjithë vendet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe fuqitë bërthamore nuk e detyrojnë dot Presidentin të shkelë Kushtetutën. /a.y/noa.al

Meta: Nga sot, do merrem më pak me Tiranën politike! Përpjekjet e mia u minuan