Transmetuar më 29-05-2020, 13:28

Në një konferencë të sotme për mediat, Presidenti Ilir Meta informoi lidhur me aktivitetin e tij javor, prej nga paralajmëroi se nga sot do të merret më pak me Tiranën politike.

Ai deklaroi se tashmë do të merret me Shqipërinë, dhe jo me Tiranën politike.

“Pas furtunës në gotë që u ngrit javën e kaluar, unë bëra përpjekje të sinqerta, për axhendën e integrimit. Brenda disa javësh do të propozohet edhe kuadri negociator për Shqipërinë. Por edhe këtë herë përpjekjet e mia që ky moment ta gjente vendin më të bashkuar, u minua. Tashmë secili aktor le të marrë barrën e përgjegjësive të vetë para popullit shqiptar”, u shpreh Meta.

Nga ana tjetër ai u shpreh i gatshëm se në momentin që do të miratohen ndryshimet në reformën zgjedhore në konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, ai do i firmosë. /a.y/noa.al