“Zgjedhorja”, Meta: Me zi pres të duartrokas konsensusin! Kudo ku të jem, do kthehem urgjent ta firmos
Transmetuar më 29-05-2020, 13:42

Presidenti Ilir Meta thotë se me zi po pret që të duartrokasë konsensusin me reformën zgjedhore, duke thënë se shpreson që të mbyllet brenda 31 majit.

Nga konferencën e sotme për mediat ai paralajmëroi se “Kudo që të jem në Shqipëri, do kthehem menjëherë të firmos konsensusin e tyre dhe të lajmërojë gjithë botën se kjo është arritje e madhe”.

Po ashtu tha se do të shohë nëse është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, dhe se ai mund ta kthej vetëm një herë, pastaj iu takon aktorëve politikë të vendosin.

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në rast miratimi me konsensus të kodit zgjedhor, tha se do të shpall ditën e zgjedhjeve të përgjithshme dhe nuk do të bëjë asnjë konsultim, duke shtuar se “Jam i bindur se të gjithë me zor presin një parlament të ri”.

Po ashtu paralajmëroi se nëse kodi nuk miratohet me konsensus, do të ketë “zero çelje negociatash”.

Ai ftoi palët politike që të ecin në rrugën e konsensusit, duke thënë se kjo është një gjë shumë e mirë për vendin.

Meta tha se Presidenca deri në korrik 2022 do të jetë kështjellë e mbrojtjes së Kushtetutës.

“Unë si President jam në krye të detyrës dhe uroj më të mirën për të gjitha zhvillimet në vend. Ajo që varet nga unë është e pakthyeshme. Ky institucion do të jetë deri më 2022 në mbrojtje të Kushtetutës. Kjo është e padiskutueshme”, deklaroi kreu i shtetit. /a.y/noa.al

Meta: Nga sot, do merrem më pak me Tiranën politike! Përpjekjet e mia u minuan

Loading...