Transmetuar më 22-05-2020, 15:18

Kryeministri Edi Rama reagon për të dytën herë ndaj deklaratave të Presidentit Ilir Meta.

Kjo pasi kreu i shtetit deklaroi se qysh më 8 prill i kishte dërguar projekt-platformën me 14 pika për integrimin dhe drejtësinë dhe se kreu i qeverisë gënjen, kur mohon diçka të tillë.

Rama thotë se Ilir Meta e ka pohuar vetë se Kryeministri, nuk ka dijeni për pikat e propozuara.

“Që unë s’gënjej Ilir Meta e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës dhe integrimit”, shkruan Rama.

Ky qëndrim vjen pasi Meta tha më herët se Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që më 8 prill 2020 është fakt.

“Që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt”, shkroi Meta.

Gjithçka pasi më herët kreu i qeverisë mohoi që Presidenti ti ketë ndonjë platformë, ndonëse u shpreh i gatshëm që të ulet në çdo moment me të, por edhe me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi ‘i’ të gjitha pikave të të gjitha palëve. /a.y/noa.al

“Platforma”, Meta i përgjigjet Ramës: Që gënjen nuk është më lajm as për të huajt

Rama i përgjigjet Metës: S’më ke dorëzuar asnjë platformë, por i gatshëm të ulem në tryezë

Meta prezanton projekt-platformën e integrimit: Ia dorëzova Ramës që në fillim të prillit, ende pa përgjigje