Transmetuar më 19-05-2020, 15:00

Zbardhet vrasja e një 65-vjeçari shqiptar në zonën e Artemidha, në periferi të Athinës.

Policia greke ka zbuluar se përgjegjës për krimin e 11 majit, është një 34-vjeçar shqiptar, fqinj i viktimës.

Nga hetimet e kryera, rezultoi se shkak për krimin janë bërë 130 euro të cilat viktima ia kishte marrë borxh bashkëkombësit të tij, i cili punonte në ndërtim.

Por pas refuzimit për t’ia kthyer, situata ka degraduar në konfrontim fizik.

I riu e goditi rëndë të moshuarin dhe këtë e dëshmon një grua fqinje: "Dëgjova britma, pashë që djali i ri e qëllonte pa pushim me shkelma në kokë burrin e moshuar dhe pastaj u largua më këmbë".

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 65-vjeçari shqiptar gjeti vdekjen në spital. Ndërsa fqinjët vendosën një tufë me lule në vendin ku u vra i ndjeri, në portën e shtëpisë siç shihni foton që ju sjell noa.al në galeri.

U deshën tetë ditë hetime që policia greke të zbardhte ngjarjen dhe të vinte në pranga 34-vjeçarin shqiptar. /a.y/noa.al

Vendi ku ndodhi ngjarja

Greqi, shqiptari gjendet i masakruar në oborrin e shtëpisë