Transmetuar më 11-05-2020, 10:37

Një emigrant shqiptar është gjetur i masakruar dhe i larë në gjak, në oborrin e shtëpisë së tij në Greqi.

Trupi i pajetë i shqiptarit, një burrë rreth 65 vjeç është gjetur në zonën e Artemida, mbrëmjen e së dielës.

Mësohet se kanë qenë fqinjët ata që kanë gjetur shqiptarin duke lajmëruar ndihmën e shpejtë, ku pavarësisht dërgimit në spital gjeti vdekjen.

Dyshimet paraprake të policisë greke, pas konstatimit të plagëve në kokë dhe gjoks, janë përqendruar në pistën e grabitjes dhe konfrontimit me autorët.

Gjithsesi nga ana e policisë, hetime janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur./a.y/noa.al