Transmetuar më 19-05-2020, 09:08
Lulzim Basha, Luigi Soreca

Kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë një takim ditën e sotme me aleatët opozitarë dhe ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian.

Mes tyre do të jetë edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Takimi mes tyre vjen lidhur me çështjen e reformës zgjedhore, ku opozita u tërhoq nga tryeza e Këshillit Politik, pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kujtojmë se reforma zgjedhore është një nga 15 kushtet e BE, për çeljen e negociatave. /a.y/noa.al

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Ftoj opozitën të rikthehet. Hajdari: PD të mbajë të paktën një premtim