Transmetuar më 18-05-2020, 11:54

Mbledhja e radhës e tryezës së reformës zgjedhore nuk është mbajtur ditën e sotme, pasi opozita jashtëparlamentare vendosi që të mos marrë pjesë, pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, socialisti Damian Gjiknuri i bëri thirrje opozitës që të rikthehet.

“Nuk shoh ndonjë arsye serioze për t’u ndërprerë se është cështje neutrale nuk ka të bëjë as me opozitën as me maxhorancën, por me reformën. I bëj thirrje opozitës dhe shpresoj të rimarrin vendet e tyre për të vazhduar negociatat dhe procesin, sot kishim një paketë të tërë që duhej diskutuar”, tha ai.

Gjiknuri e mbylli fjalën për mediat duke shtuar se mrëpretopozitën të ulet në tavolinën e reformës zgjedhore.

Nga ana e saj Rudina Hajdari, bashkëkryetarja e komisionit, njëherësh përfaqësuesja e opozitës parlamentare, ftoi “opozitën e madhe” që të mbajë fjalën e saj.

Ajo tha se nëse Partia Demokratike e ka seriozisht që do të mbështesë Aleancën për Tetarin, duhet të ulet në tryezë t’i shkojë deri të fund zotimit sepse ka bërë një marrëveshje në korrik të 2019.

“Teatri u shemb, PD të paktën të çojë një premtim të vetëm deri në fund, të vijë në tryezë e ta çojmë deri në fund Reformën Zgjedhore, kjo është thirrja ime, mos rrini kot nëpër sheshe. Mbani premtimin për të reformuar Sistemin Zgjedhor për t’i dhënë mundësi popullit të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Ju lutem shumë hajde të ndryshojmë sistemin zgjedhor. Unë e mbështes protestën, por duhet t’i çojmë gjërat deri në fund”, deklaroi ajo. /a.y/noa.al